8.5 C
Tirana

Shkodër, foshnja e parë për 2020 është…

VENDI

Lindja e parë në spitalin Rajonal të Shkodrës vjen nga fshati Dajc i bashkisë Shkodër. Fëmija i lindur është i gjinisë mashkull dhe peshon 3 kg e 700 gr.

Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës ai gëzon shëndet të plotë. Lindja është regjistruar në orën 1 e 15 të mëngjesit të kësaj të Mërkure të 1 janarit 2020.

Ndërkohë deri në orën 4.30 të kësaj dite në spitalin e Shkodrës kanë ardhur në jetë edhe 3 foshnje të tjera.

Ndërkohë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe në atë Koço Gliozheni në Tiranë një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutat e para të vitit 2020. Ata gëzojnë shëndet të plotë.

- Advertisement -

TE FUNDIT