11.5 C
Tirana

SHKODËR, ASNJË RAST I RI ME COVID-19, 110 TË PREKUR

VENDI

Fatmirësisht nga mostrat e marra një ditë më parë, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19 për qytetin e Shkodrës. Numri total I të prekurve nga koronavirusi mbetet 110 persona, ku vetëm një ditë më parë u konfirmuan dy raste të reja, një infermiere në spitalin rajonal të Shkodrës dhe një punonjës në një kompani prodhimi.

Pas konfirmimit të çdo rasti, specialistë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor ndjekin situatën epidemiologjike duke gjurmuar kontaktet e këtyre personave të infektuar. Pavarësisht numrit të vogël të rasteve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 gjatë kësaj jave, krahasuar me një javë më parë, Shkodra vazhdon të renditete e dyta në vend për nga numri I personave të prekur në total.

Ndërkohë që janë konfirmuar dy viktima, bëhet fjalë për persona të moshuar të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 11 pacientë.

Nga Minsitria e Shëndëtësisë bëhet e ditur se nga 35 të persona aktiv me COVID-19 që ishin ditën e enjte, këtë të premte janë konfirmuar vetëm 24 të infektuar. Kështu në total kemi 89 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Dita-ditës Shkodra është njohur me rritje të numrit të personave të shëruar nga ky virus, që arrin në shifrën e pothuaj 90% të të prekurve në total.

- Advertisement -

TE FUNDIT