8.5 C
Tirana

Shkodër/ 12 plumba banesës, plagos fqinjin arrestohet autori

VENDI

Një konflikt mes fqinjëve për tokën ka përfunduar me një të plagosur, ndërsa është arrestuar autori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukël.
Mësohet se pas një debati mëngjesin e sotëm, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar 12 herë me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së Mark Çelës,
i cili ka mbetur i plagosur në shpatull. Raportohet se 51-vjeçari është dërguar në spital,
ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga këqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja.
Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT