13.5 C
Tirana

Shiu përmbyt në pak orë Tiranën

VENDI

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Tiranës duke vështirësuar shumë dhe qarkullimin e mjeteve.

Intensiteti i reshjeve dhe bllokimi i kanaleve kulluese ka bërë që në akse të ndryshme të kryeqytetit lartësia e ujit të arrijë në disa centimetra.

Problematika janë shfaqur në zonën e Kasharit, Mëzezit, Tiranës së Re si dhe pranë Kopshtit Botanik.

Gjithashtu edhe lumi Lana arriti një nivel tepër të lartë në zonën e Pallatit me Shigjeta.

- Advertisement -

TE FUNDIT