13.5 C
Tirana

Shfrytëzonin punonjësit si skllavë, arrestohen shqiptarët, pronarë lavazhi

VENDI

Në Shqipëri ndodh rëndom që të mitur apo të rinj të punojnë në lavazhe duke larë makinat me dorë, por në Britani kjo quhet skllavëri moderne. Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen për shfrytëzim të njerëzve
në punë të vështira. Operacioni kundër skllavërisë moderne është zhvilluar këto ditë nga autoritetet britanike në Durham. Oficerët e bastisën lavazhin në Burnopfield me pronarë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 42 vjec pasi punonjësit ishin ankuar për kushte të këqija.
Ata mësohet se pas arrestimit, u lanë me detyrim paraqitje dhe po hetohen në liri me kusht që të mos ushtrojnë të njëjtin aktivitet.
Sipas mediave britanike, autoritetet biseduan me disa viktima, të cilëve iu ofrua ndihmë dhe këshillë nga disa agjenci,
përfshirë Kryqi i Kuq dhe Ushtria Shpëtimtare. Nuk jepen detaje të mëtejshme për mënyrën apo kushtet në të cilën punonin këta persona në lavazhin e shqiptarëve.
Sipas autoriteteve në vend, lavazhet e makinave me dorë janë një prej industrive kryesore ku ndodh shfrytëzimi i punëtorëve.
Kushtet e punës në disa prej tyre janë shpesh shumë të pasigurta dhe të rrezikshme. Edhe në rastet kur kushtet atmosferike janë të këqija, punëtorët janë të detyruar të vijojnë punën, shpesh pa veshjet apo pajisjet e duhura.

- Advertisement -

TE FUNDIT