10.5 C
Tirana

Shfaqet flamuri shqiptar midis flamujve turq. Çfarë po ndodh tani?!

VENDI

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u organizua dje mitingu solidarizim me Turqinë për ofensivën ushtarake që po zhvillohet në veri të Sirisë. Mitingu u organizua nga disa shoqata turke në Maqedoninë e Veriut, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Turqisë. Në evenimentin e organizuar para xhamisë Murat Pasha, midis flamujve turq dhe maqedonas, u shfaqen edhe flamuj shqiptarë. Madje, disa prej të pranishmëve mbanin edhe plisa në kokë.

Gjatë mitingut nuk munguan përshëndetjet ushtarake, njësoj siç vepruan futbollistët turq në ndeshjen kundër Shqipërisë, por edhe sloganet e pankartat mbështetëse për presidentin turk, Recep Tayyip Erdoan. Pak ditë më parë, një përshëndetje e ngjashme ushtarake në një shkollë të Kosovës shkaktoi reagime të forta.

- Advertisement -

TE FUNDIT