16.5 C
Tirana

Shehi: Ne kemi ministër vëllain e trafikantit, kjo nuk vijon më kështu…

VENDI

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas akuzave për vëllanë.
“Pa u larguar Xhafaj kështu do të vijojë kjo punë, nuk ka kthim pas, do të kurorëzohet, kulmojë me protestën e ditës së shtunë.
I ftoj qytetarët, sidomos ata të Tiranës, pasi e kanë më të lehtë, dhe këta e bëjnë ndryshimin nga ana cilësore.
Këta e kanë kuptuar drejt në cfarë shteti po shkojmë. Duhet të protestojmë jo për Bashën kryeministër, nuk ka për t’u bërë.
Në këtë rast nuk bëhet, në zgjedhjet e ardhshme kismet Zotit. Fatmir Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t’u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi. Kë do të kapë ky? Shokët e vëllait?
Agron Xhafaj është shoku i Babales, koleg, hajdut, trafikant. Vëllanë e Babales do të mbajmë ne për ministër, nëse ka dinjitet duhet të mbledhë letrat dhe të ikë, ka apo nuk ka faj ky. Ne po themi ta heqim nga ministër të tjerat nëse ka faj i ka prokuroria.
Kjo është tallje me shtetin, asnjë nuk na beson më. Ne as në qershor, as dhjetor dhe as pas 10 vitesh nuk hyjmë në Europë. Xhafaj mendova se do të ishte më i mirë se Tahiri, por nuk gjente ky dy njerëz nga PS që nuk janë të inkriminuar?”, tha Shehi në studion e Report Tv.
Në vijim ai shtoi se nëse Xhafaj largohet do të fillojmë ta moralizojmë pak qeverisjen, të heqim një të implikuar.
“Duhet të heqim dy ‘Tahirë’, duhet një tjetër që të luftojë krimin dhe drogën. Por nëse do të vijojë kështu ne do të heqim edhe ministrin e tretë që do të vendosë ky. Ky ra i pari në rrjetë, kjo është një histori për të qeshur.
Rama urdhëroi Xhafajn, i ka thënë ‘ma hiq atë horrin e vogël’, dhe ai iku në Itali. Nëse Xhafaj do të kishte qenë ministër Kulture nuk do të kishte pasur asnjë problem, ka një vëlla që merret me drogë, por këtu po flasim për një njeri që duhet të luftojë krimin. Ne do i rrëzojmë të gjithë këta njerëz, nga Rama i pari”, tha Shehi.
© SYRI.net

- Advertisement -

TE FUNDIT