18.5 C
Tirana

Shefi i ri i Hells Kitchen: Humba vajzën që doja sepse…

VENDI

Renato Mekolli dhe Alsi Sinanaj bashkëpunuan së bashku për të sjellë një episod ndryshe të emisionit Hells Kitchen. Në media bëri bujë të madhe pasi u tha që Alsi kishte gatuar ushqime tradicionale shqiptare për yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Por në një intervistë për Revista Who ai është shprehur se kjo nuk është e vërtetë pasi kjo ishte intervista e tij e parë. Ndër të tjera ai shton se falë punës së përkushtuar me kuzhinën ai kishte humbur dhe vajzën që dashuronte.

Përsa i përket jetës suaj private, çfarë mund të na tregoni? Si kanë qenë fillimet tuaja jeta juaj deri më sot? Të është dashur të heqësh dorë prej diçkaje për të qenë këtu ku jeni sot? Jeta ime private çfarë mund të tregoj? Fillimi ka qenë shumë i vështirë si çdo fillim. Fillimet gjithmonë janë të vështira kam bërë shumë sakrifica sidomos në jetën time personale.

Kam humbur një vajzë që doja shumë për shkak të punës sepse punoja shumë orë gjatë ditës. Asgjë nuk është e lehtë çdo gjë do sakrificë dhe pa sakrifica nuk fiton asgjë. Sa më shumë ti përkushtohesh punës apo zanatit që do të bësh atë që ke ëndërr do e arrish. Nuk ka gjë që nuk mund ta arrijë njeri, nëse ul kokën të punosh dhe të sakrifikosh.

- Advertisement -

TE FUNDIT