9.5 C
Tirana

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

VENDI

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg këtë të dielë do të zhvillojë një vizitë disaorëshe në Tiranë.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes Stoltenberg, do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja, Olta Xhaçka.

Informacionet bëjnë me dije se ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.

Ndërkohë më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Ndërsa pas vizitës në Shqipëri, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

TE FUNDIT