16.5 C
Tirana

SHBA e futi në listën e zezë bashkë me familjen, jep dorëheqjen zv.Ministrja e Arsimit

VENDI

Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen pasi i ati, Eduart Haxhiu, u arrëstua si pjesë e një grupi të strukturuar krìminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

 

Newsbòmb.al mëson se Haxhiu i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrèstua. Ndërkohë, sot Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.

 

Kujtojmë se, shtetasi Eduart Haxhiu u arrèstua bashkë me 24 shtetas të tjerë pas urdhër-arrèsteve të lëshuara nga SPAK, për të gjithë këta persona si pjesë e grupit të strukturuar krìminal.

 

Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi krìminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, procedim ky i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krìmit të Organizuar Tiranë.

 

Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbulluara u finalizua me sukses operacioni i koduar “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë).

 

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzèkutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krìmit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie “Arrèst në bûrg”, 7 me masë sigurie “Arrèst në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore, konkretisht:

 

*5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrèst në bûrg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar krìminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata krìminale dhe grupi i strukturuar krìminal”.

- Advertisement -

TE FUNDIT