6.5 C
Tirana

Sezoni i ri sjell ndryshime në “Klan”: Ja kujt do t’ia lënë stafetën telenovelat turke

VENDI

Telenovelat turke kanë mbërthyer prej kohësh para ekranit publikun shqiptar dhe aktorët e tyre janë kthyer në të preferuarit për popullin tonë. Mirëpo, duket se epokës së tyre i erdhi fundi!

Drejtuesi i programacionit të “Tv Klan”, Albert Dumani, ka rrëfyer se këtë sezon të ri, telenovelat turke do të zëvendësohen me ato braziliane. P

as përfundimit të serialit “Dyshja fantastike”, do të nisë një telenovelë braziliane.

Gjithashtu, në “Tv Klan” do të nisin edhe 6 seriale amerikanë të “Netflix”. Sipas Dumanit, seriali i cili rezultoi më i suksesshëm këtë vit ishte “Ertugrul”, i cili pritet të nisë në dhjetor sezonin e gjashtë ku aktor kryesor do të jetë Burak Ozcivit.

- Advertisement -

TE FUNDIT