22.5 C
Tirana

“Sarpi” qenka ndarë nga aktorja e njohur për arsyen më qesharake të mundshme.

VENDI

Cagatay Ulusoy ose i njohur më mirë si “Sarpi” për publikun shqiptar, është një ndër aktorët më të njohur turq dhe shumë i dashur për audiencën. Ai është shumë i pëlqyer nga femrat jo vetëm për aftësitë e tij në aktrim, por edhe për pamjen e fizikun.

Çagatay dhe aktorja e njohur Duygu Sarisin kanë një histori dashurie bashkë dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta të tyre.

Megjithatë, duket se tashmë çifti janë ndarë sërish.
Sipas mediave turke, mësohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për shkak të një ‘pëlqimi’ (like) në Instagram. Aktori i njohur për shumë role si roli i “Sarp” tek të “Infiltruarit” mësohet të ketë pëlqyer foton e aktores Serenay Sarikaya dhe një fakt i tillë ka shkaktuar shumë xhelozi tek Sarışın.

Aktualisht ajo është larguar nga shtëpia e Cagatay dhe po jeton tek motra e saj. Nuk dihet nëse kjo është vetëm një zënkë mes tyre, apo ndarje përfundimtare, por pritet të mësohet ditët në vijim.

- Advertisement -

TE FUNDIT