7.5 C
Tirana

Salianji thirrje shqiptarëve për protestë: Të jemi krah Metës me flamuj dhe lule, nuk është tentativ për t’u bërë lider opozite

VENDI

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se do të mbështesë protestën e presidentit Ilir Meta më 2 mars.

Ai thotë se çdo shqiptar i ndershëm që e do drejtësinë duhet të jetë krah Metës.

Salianji siguron se kauza që përfaqëson është e drejtë dhe se sipas tij asnjë nga maxhoranca nuk ka arritur deri më tani të kundërshtojë me fakte, provat e publikuara nga Kreu i Shtetit, në tentativën që ai e quan grusht shteti nga Partia Socialiste

Kauza e drejtë, të mbrojmë Kushtetutën. Kushtetuta ka garant Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Asnjë s’ka rrezuar pretendimet e presidentit për falsifikim.

Nuk shikoj tentativë të Metës për t’u përfshirë në opozitë.

Ish-deputeti ka thënë për News 24, gjithashtu, se manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës, i thirrur nga Presidenti, do të jetë një protestë me flamuj, edhe lule, e nuk do të ketë skenar dhune.

Çdo qytetar të jetë pjesë e tubimit paqësor. Tubimi i thirrur me flamuj e lule”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT