17.5 C
Tirana

Saktësimet në gjendjen civile, Qytetarët nuk do sorollaten më nëpër zyra.

VENDI

Çdo person që ka një problem me të dhënat e tij në gjendjen civile nuk do të jetë i detyruar të shkojë në institucione të ndryshme për të mbledhur dokumente.

Në një udhëtim të Ministrisë së Brendshme, thuhet se saktësimet do t’i bëjnë vetë nëpunësit, duke shmangur sorollatjet e qytetarëve.

“Ne sistemin e gjendjes civile, nuk do i kërkojmë me qytetareve te sjellin dokumente te cilat gjenden ne zyra te tjera te shtetit, do i gjejnë vete, dhe qytetarit do i duhet vetëm te paraqitet ne gjendjen civile përkatëse me kërkesën apo ankesën që ai ka.

Që tani e tutje qytetaret nuk do te jene te detyruar te bredhin me dokumenta dhe te dhëna neper zyra te shtetit per te provuar saktësinë e emrit apo te dhënave te tjera te regjistrit se gjendje civile. Këto do i beje vete gjendja civile duke shkurtuar shume kohe. Kjo eshte pak a shume, është nje hap i vogel por me nje ndihme te madhe.”

Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme i bënë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kartat e identitetit sa me shpejt pasi nga 1 janari, të vjetrat nuk do te jene te vlefshme.

“Do ju them këtë se këtë vit ka skaduar nje numër te konsiderueshëm te kartave te identitetit, qeveria ka shtyre me nje ligj te posaçëm vlefshmërinë e tyre deri me 31 dhjetor, ndërkohe pas 31 dhjetorit te gjithë ato qe nuk jane rinovuar skadojnë, që do te thotë se me nje janar shume qytetareve mund te krijohen probleme te mëdha vetëm se nuk do e kene rinovuar kartën, dhe kemi nje vit që e përsërisë dhe e përsëris prapë nxitoni te aplikoni per te marr kartat dhe pasaporta që nga nje janari mos u çudisni nqs keni probleme me kartën ne zyra shtetërore.”

Udhëzimet e reja që lidhen me gjendjen civile kanë në thelb korrigjimin e te dhënave dhe jo ndryshime thelbësore.

- Advertisement -

TE FUNDIT