13.5 C
Tirana

Sajoi bluzën si maskë, 21 vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur

VENDI

Policia e Komisariatit të Vaut të Dejës ka arrestuar në flagrancë shtetasi A. M 21 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës, u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

- Advertisement -

TE FUNDIT