13.5 C
Tirana

Saimir Çili për vajzën e tij: Gabimin e bëra unë.

VENDI

Vajza e kantautorit shqiptar, Saimir Çili, me sa duket ka ndjekur gjurmët e babait të saj dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior 2019. Kënga me të cilën Isea do të përfaqësojë Shqipërinë titullohet Mikja ime fëmijëri, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga babai i saj.

Të ftuar në programin Rudina në Tv Klan, ata kanë folur më tepër për këtë bashkëpunim dhe përvojë të re. Kur të del fëmija në skenë qenka. Nuk e di, është një emocion që nuk shpjegohet me fjalë. Shumë i fortë. Kënga nisi vetëm për Isean. E lamë njëherë, i thashë babi, je akoma e vogël, vitin tjetër.

Javën e fundit, para se të bëheshin pranimet babi dua këngën, babi dua këngën, 20 herë në ditë. Ishte lajmotivi i ditës dhe thashë epo e do, do ulem dhe do ta kompozoj. Isea është 12 vjeç dhe ka në skenë 7 vite, sepse ajo ka dalë për herë të parë në moshën 5 vjeçare.

Çili nuk ka qenë gjthmonë dakord që Isea të merrej me muzikë, por kjo ishte një dëshirë e saj. Skam dashur që Isea ta ketë profesion muzikën, artin, por jo që mos merret. Domethënë që ta ketë profesion të dytë ose thjesht argëtim për qejfin e saj, për çlodhje, kur i thonë. Por kjo vendosi.

Gabimin e bëra unë, sigurisht, sepse duke punuar me vëllezërit Laço dhe me Adrian Hilën në 100 vjet muzikë ishte Adi Hila, Blendi Laço dhe Pandi që thanë do marrim Isean që të hapi spektaklin. Ka qenë vetëm 5 vjeç. Që aty ishte hapi i parë i Iseas, por unë nuk kam dashur. Arti ka një gjë, ose të jesh në 15 e parë, ose mos u merr fare me art.

- Advertisement -

TE FUNDIT