16.5 C
Tirana

“Sa herë ne gëzojmë duhet të gëzojë dhe Luli”

VENDI

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, në fjalën e tij me rastin e festimit të 28 vjetorit të themelit të PS deklaroi se kjo ditëlindje e ka gjetur PS në një moment shumë të rëndësishëm që do të jetë pikë e referencës për mënyrën se si do të jetë Shqipëria në 30 vitet e ardhshme.

 

“Në gjithë këto 28 vite të egzistencës së partisë më të madhe jo vetëm brenda Shqipërisë, por në të gjitha trojet shqiptare, qeverisja dhe kontributi i PS ka qenë pikësëpari përpjekja jonë për ta bërë Shqipërinë një shtet të fortë, me institucione të forta dhe me demokraci funksionale. Sa herë që PS ka marë detyrën për të qeverisur vendin e ka nisur nga një pikë tejet e vështirë.

E ka marë Shqipërinë nga një humnerë e lënë gjithmonë nga Saliu dhe e ka ngritur atë.

 

Brenda 5 vite e gjysëm të qeverisjes sonë, ne jo vetëm morëm statusin e vendit kanddidat, por PS sot teksa qeveris e vetme është në momentin e fillimeve të bisedimeve për anëtarëim në BE”, deklaroi Balla.Sipas Ballës, 28 vjetori i PS-së e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm që lidhet me zgjedhjet.

 

“Këto zgjedhje nuk janë si të tjerat, por janë më të rëndësishmet. Kush thotë që në këto zgjedhje nuk kemi kundërshtar e ka gabim. Kundërshtari ynë në këto zgjedhje janë ata kundërshtarë që nuk duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje.

 

Ne do ta kalojmë edhe këtë moment të rëndësishëm historik për vendin dhe deçiziv për ënyrën sesi do të duket Shqipëria pas 30 Qershorit.

 

Sot është 12 qershor dhe PS mbush 28 vjet. Gjatë gjithë jetës politike të PS ajo që na ka karakterizura ka qenë dëshira jonë për dialog konstruktiv dhe një qasje bashkëpunimi”, tha Balla.

 

Gjithashtu, Balla gjatë fjalës së tij ka uruar edhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për ditëlindjen e tij.

 

“Sot nga kjo festë dodoja ti uroja dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës gëzuar ditëlindjen. Është fati i tij i mirë apo fat i keq që sa herë ne gëzojmë duhet të gëzojë dhe ai.

 

Ne gëzojmë për fitoret ai gëzon për humbjet”, u shpreh Balla.

 

Gjatë fjalës së tij, Balla ka ironizuar edhe vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretin për anullimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke u shprehur: “Sapo ka dalë një dekret për të ndaluar zhurmën”.

- Advertisement -

TE FUNDIT