Ruzhdi Metali tani shêron dhe koronavirusin: Shêrova një familje nga Shkodra, tamponet janë kot

Mjeku popullor Ruzhdi Metali ka treguar mbrëmjen e sotme se ka gjetur kurên kundër koronavirusit, dhe tashmë ka shëruar dhe pacientët e parë, anëtarët e një familjeje nga Shkodra.

PUBLICITET

 

Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Metali ka thënë se ka prova dhe garanci që ka shëruar familjen nga Shkodra. Mjeku ka thënë se ka shkuar vet në Shkodër dhe ka shëruar anëtarët e kësaj familjeje, por kurën nuk preferoi ta tregonte.

 

“Unë kam shëruar një familje në Shkodër nga koronavirusi. Ti bëj foto tamponit dhe tjua nis. Unë e kam me garanci. E kam me dokumenta. Ishin me koronavirus, me temperaturë. I shërova unë. Tamponi është kot, koronavirusi nuk del dot në laboratore, del me tampon. E kam me garanci, me dokumenta. Në tampon ishin me koronavirus, shkova në Shkodër, i shërova unë me këto ilaçet që kam”, tha Ruzhdi Metali.

PUBLICITET