12.5 C
Tirana

Rudina Magjistari përlotet në studio nga dhurata e Mias, vogëlushes të saj.

VENDI

Nuk ndodh që Rudina Magjistarit ti dalë nga skenari programi qoftë edhe një pjesë e vogël e tij si kjo e sotmja. Por ja që ndonjëherë stafi i bën gati edhe të tilla rrengje madje aq emocionuese saqë e kanë bërë Rudinën të qajë.

Ja kur erdhi kjo ditë dhe të pashë nga afër duke qarë, i tha me humor kolegu dhe miku i saj Enkel Demi. Me një panel të ftuarish për të folur për mirënjohjen dhe vlerat e saj Rudina Magjistari u kishte përgatitur atyre edhe nga mesazh surprizë.

Inxhinieres së ndërtimit Luljeta Bozo shkrimtares Diana Çuli gazetarit Enkel Demi moderatorit Bledi Strakosha si edhe gazetares Saranda Hoda. Por nuk e dinte se ata ishin në dijeni të surprizës që bashkëshorti dhe vajza e saj Mia kishin përgatitur për të.

Në fund të bisedës, në studio për Rudinën erdhi një buqetë me lule dhe një luledielli e shoqëruar me një zarf të vogël që mbante një mesazh të madh. Pasi Bledi ia dorëzoi dhuratën Rudina e surprizuar nuk mundi ti mbajë lotët.

Kuptoi që të gjithë ishin në dijeni të kësaj surprize nga njerëzit e saj më të dashur. Gjithçka mund të kisha menduar sot por jo këtë. Si asnjëherë tjetër në jetën time.

Ju falënderoj shumë, tha ajo dhe mes lotësh nisi të hapë zarfin e vogëlushes Mami të dua shkruhej nga duart e Mias meqë ajo tani ka nisur të shkruajë.

- Advertisement -

TE FUNDIT