14.5 C
Tirana

Rudina del në Instagram duke mjelë dhinë dhe thotë që s’ka kënaqësi më të madhe; Reagimi i fansave nuk është ai që mendoni ju

VENDI

Ndonëse është një figurë e njohur dhe shumë e pëlqyer e ekranit, Rudina Dembacaj është po aq e pëlqyer dhe në rrjetet sociale ! Arsyeja është e thjeshtë:

 

Ajo është e vërtetë, origjinale në postimet e saj, këto të fundit janë me shumë humor e Rudina nuk është si shumë ‘VIP-a” që mundohen të nxjerrin më të mirën e tyre. Ajo shpesh herë, na njeh pikërisht me një tjetër realitet, që nuk del shumë online, aty ku të gjithë përpiqen të dalin perfekt.

 

Së fundmi moderatorja e ka vërtetuar këtë gjë përmes një video të cilën e ka realizuar në fshat. Rudina ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke mjelë një dhi. Megjithëse Rudina nuk e ka plotësisht idenë e procesit të mjeljes duket se ja ka dalë mbanë më së miri. Bashkangjitur videos ajo ka shkruar: “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mjelësh një dhi. Rudina Dembacaj malësore. Shënkollë 2019”.

 

Fansat që e kanë përgëzuar për thjeshtësinë kanë qenë të shumtë, e ne i bashkohemi ! Ndodh rrallë që njerëzit e njohur të ekranit, të publikojnë të tilla video apo foto që mund të ‘cenojnë’ imazhin e tyre, kur nuk e dinë se këto gjëra i diferencojnë.

- Advertisement -

TE FUNDIT