16.5 C
Tirana

Rregullat në dyqanet e veshjeve,klienti nuk duhet të provojë rroba në trup

VENDI

Hapja e dyqaneve të veshjeve është shoqëruar edhe me rregulla të rrepta sa i përket sigurisë që duhet të garantojnë këto subjekte.

Protokoll i sigurisë ka si objektiv primar higjenën dhe ruajtjen e distancës që nga furnizuesi, shitësi dhe blerësi

Shitësi duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza dhe të qëndrojë në 2 metra dsitancë nga klienti, ndërkohë duhet të dezinfektojë duart me alkool pas çdo transaksioni që kryen qoftë në para në dorë, apo edhe me kartë krediti.

Ndër të tjera klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup, por duke pasur veshjen e tij poshtë produktit të dyqanit, ndërsa duhet menjëherë t’i lajë pas blerjes.

I detyrueshëm është gjithashtu dezinfektimi i ambjentit nga shitësit si dhe ajrimi i ambjenteve minimalisht tre herë në ditë.

Dyqanet rekomandohen që të reklamojnë sa më shumë shërbimin në banesë dhe porositë përmes telefonit për të shmangur kontaktin e gjatë fizik me klientët.

- Advertisement -

TE FUNDIT