9.5 C
Tirana

Rrëfehet mjeku që është në vijën e parë tek Infektivi: Kemi frikë por jemi betuar se do bëjmë këtë punë

VENDI

Amarildo Sina, një nga mjekët është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 në Spitalin Infektiv ka treguar sot eksperiencën e tij.

Në një lidhje direkte me emisionin “Ope” në Top Channel, Sina tha se ka frikë nga koronavirusi, por është betuar që do bëjë këtë punë, ndaj vijon ende të qëndrojnë në vijën e parë. Ai ka treguar një ditë pune në Infektiv, ku tha se për pacientët ata janë dhe familjarë në këto kohë të vështira.

Jeni të friksuar? Frika është shumë e madhe, por rutina e punës së përditshem na bën që ta humbasim këtë frikë.

Më trego pak raportin me persona të infetkuar? Në mundohemi që t’i mbajmë këta pacientë sa më afër, sa më të qetë dhe sa më të relaksuar, pasi ata janë të stresuar, sepse nuk kanë familjarë afër.

Kontanti i vetëm jeni ju? Po zëvendësojmë dhe familjarët.

Çfarë shpirtërore të ka lënë kjo situatë? Është një eksperiencë e re, më ka lënë shenja, por po mësojmë dhe shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dua të di një përjetim personal… Frika është kthimi jonë në familje, por ne jemi mësuar. Është ritunë.

Ke menduar të lësh punën në këtë situatë? Jo, deri tani jo. Jam betuar që ta bëjë këtë punë.

Sa infermier jeni? Jemi 12 infermier dhe reminator, punojmë me turne.

- Advertisement -

TE FUNDIT