10.5 C
Tirana

Ronela Hajati përfundon në burg për shkak të…

VENDI

Kur flasim për Ronela Hajatin na vijnë menjëherë ndërmend hitet e saj dhe po ashtu klipet e guximshme që artisjta bën herë pas here. Asaj i pëlqen të dalë jashtë kornizave sa i përket lookut dhe gjithnjë shfaqet ndryshe.

Ronela Hajati ka përfunduar në polici gjatë xhirimeve të klipit të këngës A don si kjo. Veshjet e performuesve të këngës i ngjanin personave që rrinin në formacionet e grupeve teroriste dhe kjo shkaktoi panik në atë kohë. Ngjarjen e solli në vëmendje në emisionin Soire, duke e treguar më me detaje atë situatë që e bëri të përfundojë në polici.

Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin, Kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu? Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë, ka treguar këngëtarja e njohur Ronela Hajati.

- Advertisement -

TE FUNDIT