16.5 C
Tirana

Romani “Iluzione në sirtar” i Fatos Kongolit

VENDI

Recension nga Vlora Rexhaj

Iluzione në sirtar I Fatos Kongolit është romani ku fati i artistit dhe letërsisë sfilitet në periudhën e egër të diktaturës.Autori, Fatos Kongoli, tashmë i përkthyer në disa gjuhë botërore flet me sinqeritet e me guxim intelektual, për iluzionet dhe mashtrimet,për rëniet dhe ngritjen në jetë dhe letërsi.

Është një autoportret origjinal dhe i sinqertë. Për herë të parë Kongoli i kthehet ngjarjeve nga më të rëndësishme dhe traumatike të jetës së tij. Ai ndalet në kthesat më të vështira të jetës dhe formimit të tij si njeri dhe krijimit të individualitetit të tij prej shkrimtari.

Autori na evokon kujtime nga më të ndryshme ,duke na treguar se sa e rëndë ishte jeta nën këtë sistem diktatorial, në atmosferën mbytëse të asaj kohe, ku gjendja shpirtërore, terrori psikologjik që ka përjetuar ai dhe një shoqëri e tërë ka qenë e tmerrshme.

Të qenit në mes dy zjarreve të vazhdonte në letërsi ku çdo gjë kontrollohej dhe cenzurohej, ku vetëm për një strofë mund të shkoje në internim apo në burg apo të qëndronte indiferent në lëminë që kishte studiuar ishin dilemat që e mundonin.

Paraqitja e një ambienti konkret ,i temave të kohës konkrete, siç është shënjestrimi i intelektualëve të kohës, përcjelljet në vendin e punës, maltretimet psikike nëpër gjykata ku çdo gjë ishte e ngulfatur dhe një jetë pa shpresë. Fragmente interesante ishin ato ku Kongoli na rrëfen se si nga një mësues fshati e pozitave të ndryshme që i mbante përfundon i internuar me shumë të tjerë në fabrikën e çimentos e në kombinatin metalurgjik. Një vend të veçantë në roman zë figura e babait të autorit ,një njeri intelektual e i respektuar i asaj kohe, ku ai vet detyrohet t’ia imponojë fëmijëve të vetë profesionet vetëm e vetëm t’i largoj nga rreziku,

Ai shpresonte për një jetë më të mirë pas largimit të diktaturës, por njëjtë del të jetë edhe periudha pas rënies së saj, vendi u ballafaqua me një varfëri ekstreme, njerëzit largoheshin nga vendi me shpresë për një të ardhme më të mirë.

Krahas rrëfimeve të jetës ,ai nis dhe zbulon një nga një personazhet e tij. Ku shumica janë figura reale si Sejfullah Malëshova, të cilin ai e quan Profesori, apo Liri Belishova të cilën e quante Gruaja me syze tek romani Lëkura e qenit apo Vladimir Shehun,birin e Mehmet Shehun,për të cilin u tha u vetëvra, të cilin e thërret shkurt Ladi tek romani I humburi Madje zbulon se histori personale ai i ka futur nëpër libra, si në rastin e romanit Kufoma ku tregon episodin e dëshmisë së gjyqit të një ish-kolegu gjatë viteve të komunizmit. Nëpër romanet e tij mund ta gjejmë autorin te një personazh apo tek tjetri.

Tek Iluzionet në sirtar hynë dhe dalin përsonazhe të njohur dhe të panjohur, figura publike ,shkrimtarë ,e politikanë,Shuteriqi ,Agolli,Kadare, Bardhyl Londo etj .Në varësi historive , të treguara tonet dhe dramacitetet ulen dhe ngrihen në libër.

Ndërsa titulli i romanit ‘’iluzione në sirtar’’ janë iluzionet personale të shkrimtarit ,të cilat ai i kishte pasqyruar në të gjitha librat e tij që nga viti ’90 e këtej, ishte zhgënjimi shumë i madh me ardhjen e demokracisë me mungesën e humanizmit edhe pse pritej ndryshe nga të gjithë sidomos nga artistët.

- Advertisement -

TE FUNDIT