14.5 C
Tirana

Rikthehet Adelina Ismaili

VENDI

Rep – artistja nga Istogu, Rina Balaj, javën e kaluar i ka njoftuar fansat e saj se ka nisur xhirimet e dy projekteve të reja.

Në njërën prej këngëve, ajo ka bashkëpunuar me yllin e muzikës shqipe, Adelina Ismailin dhe ky projekt pritet të prezanohet shumë shpejt para publikut.

Së fundmi, Rina në llogarinë e saj personale në Instagram, ka publikuar një video nga xhirimet e këtij videoklipi.

“Mezi po pres të ndaj këtë me juve”, shkruan ndër të tjerash ajo.

Bukuroshet tona shfaqen mjaft atraktive në këtë video, ndërsa kanë vënë në pah linjat e tyre trupore.

Kjo është hera e parë që dyshja po realizojnë një projekt së bashku dhe Rina në një nga intervistat e fundit u shpreh se ka qenë ëndrra e saj e fëmijërisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e fansave në rrjetet sociale as këtë herë nuk munguan. /Telegrafi/

- Advertisement -

TE FUNDIT