7.5 C
Tirana

Regjisori Budina nuk i lë gjë pa i thënë Ramës: Je thjesht një…

VENDI

Me mish e me shpirt apo çervish me mish. Salep Sulltani ynë dolli nga koteci pe Betoni. Ujdisi mjekrën dhe mustaqkat, hoqi brekushkat, na u mbath e na u vesh allafrënga e na u faneps më në fund në zyrë. La mënjanë thëniet e librit të shenjtë, Kuranit, sikterosi xhindin Osama dhe na nxorri pe goje kryqin që të na përngjiste me Jezunë.

Këtë radhë na llokoçiti ju më kini besuar kur kini vënë kryqin bri emrit tim atë kryq që unë e kam mbajtur deri tani unë jam Lideri juaj. Çkëllqe paska pasur mor amani. Na e tha në inglisht se në shqip nuku e kuptonim që Lider është Udhëheqës në gjermanisht i thonë Fyhrer dhe në latinisht Dux ose Duçe.

Tëçkën e sëçkës ore. Sado derdimenër të jemi dhe sado shkarje të rëndë ledhi të kesh nuk mund të na thuash që je Lideri Udhëheqësi Fyhreri Duçja ynë. Je thjesht kryeministri i këtij vendi dhe ato kryqkat të vëna bri emrit janë dhuratë edhe pe djemkave problematikë që i kanë blerë me lekat e ca si drogërave.

Jemi në luftë thotë strategu i madh po si gjithnjë e drejton betejën i fshehur pe. Parrulla me sfond rreptësisht të kuq e gërma të bardhka në faqen e tija është frikë aspak kujdes po. Si shkarazi ay llafi frikë ka një tjetër karakter kaligrafie pe të tjerave. Po mirë o e pastaj? Epo që ay llafi frikë të na hyjë si pykë në rradake e të na kallë datën.

Dhe po e kall pe vërteti psikozën e frikës nga vdekja. Vetëm unë dhe qeveria ime ayja dhe qeveria e kokoshkave. Të gjitha urdhërat vijnë pe atija njëri pas tjetrit nuk të lenë as ti mendosh e as të marrësh frymë vetëm pe atija thua se nuk ekziston askush tjetër. Fyhreri dhe virusi Duçja dhe vdekja Udhëheqësi dhe llaftara. Ay shpëtimtari i Kombit.

- Advertisement -

TE FUNDIT