13.5 C
Tirana

Reforma në drejtësi/ Braçe: Ka nisur ringritja, ngadale por e sigurt dhe kushtetuese!

VENDI

Zëvëndës Kryeministri Erion Braçe ka postuar në Instagram, sot ku shënjohet 3 vjetori i miratimit të Reformës në Drejtësi dy video të dy “luftëtarëve” të drejtësisë Italiane, si shembuj të cilët bënë drejtësi në vendin e tyre dhe Luftuan per Drejtesine e Barabarte!

Postimi i plotë:

DREJTESI KA KUR ESHTE E BARABARTE PER TE GJITHE! KUR ESHTE E NJEANSHME, E KUFIZUAR, POLITIKE E PARTIAKE, ESHTE PADREJTESI! Ky vend ishte permbytur nga #Padrejtesia; #Padrejtesi ka ende, shume madje!

Por ka #Shprese; Nje Sistem i tere politik, partiak, i korruptuar e jo funksional, #iPadrejte ne gjithe gjeresine e tij, po shembet!

 

Tre vite me pare e dinim cfare po benim, te shtyre fort nga ulerima e njerezve te zakonshem te ketij vendi, goditur ashper nga padrejtesia, pabarazia dhe korrupsioni nga prokuroria ne gjykate! Tre vite me pas, fale angazhimit te perditshem te partnereve kyc te ketij vendi BE e SHBA, mbikqyrjes e mbeshtetjes prej tyre, vendi po del nga kllapia e #Pandeshkueshmerise qe i dha pushtet e pasuri politikaneve te korruptuar, liri, arme e status krimineleve ordinere e te organizuar, evzion, pasuri ngritur mbi te e ndikim per favore te paligjshme, biznesmeneve gjithfaresh.

 

Eshte rasti thuajse unik kur VOTA NE KUVEND KA KUPTIM Sot te gjithe ju referuan tre viteve nga ajo vote; Nisur nga kalendari kane te drejte, por e verteta nuk eshte kaq e ftohte! Nga korriku ‘16 deri ne maj ‘17, PD dhe #LulzimBasha bllokuan gjithcka, #komisioneteVetingut te parat!

 

Ne maj ‘17, PS leshoi gjysmen e Qeverise ne nje sakrifice qe vlejti thjesht per Vetingun. Nga maji ne dhjetor shqiptare e nderkombetare ja dolen te bejne funksionale keto komisione; Kush i referohet tre viteve, duhet te dije se vec ne mars ‘18 eshte dhene vendimi i pare per gjykatesin e pare te perjashtuar nga Drejtesia! 178 vendime e pasuan! Eshte nje super pune ne kushtet e nje beteje te perditshme ne mbrojtje te nje sistemi politik, partiak, te korruptuar e te padrejte, pushteti real ne kete vend!

 

Ka nisur ringritja, ngadale por e sigurt she kushtetuese! #ePASTER MBI TE GJITHA Ringritja e Drejtesise, ka nevoje per modele; Modele si shembuj por edhe nje shoqeri qe luften per Drejtesine e Barabarte.

 

Degjoini keta luftetare te Drejtesise; Jane italiane te medhenj, bene Drejtesi ne vendin e tyre, histori gjithashtu; Borselino kunder Mafias me te eger te kohes, Borelli kunder pushtetit politik te lidhur me Mafian.

 

Ndryshuan vendin e tyre; Luftuan per Drejtesine e Barabarte!

- Advertisement -

TE FUNDIT