Reagon Vllaznia pas lajmit për padinë ndaj Bylisit.

Klubi i Vllaznisë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga disa media që ka hedhur në gjyq klubin e Bylisit për çështjen e futbollistit Qardaku i cili aktualisht është pjesë e ballshiotëve. Postimi i klubit të Vllaznisë.

Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF UEFA e FIFA për çështje të tilla.