16.5 C
Tirana

Reagon për herë të parë Alketa Vejsiu pas akuzave të Diana Ziut, për Festivalin e Këngës në RTSH.

VENDI

Ditët e fundit në mediat rozë ka bërë bujë reagimi i sinqertë e njëkohësisht i ashpër, i kompozitores së njohur Diana Ziu, e cila tregoi se kënga e saj nuk u pranua në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, si dhe u fol për pazare të bëra për këngët pjesmarrëse, ku supozohet që artistja fituese të jetë vendosur që tani. E bëhet fjalë për Elvana Gjatën, por megjithatë mbetet për tu parë. E sipas saj ajo që nuk ia ka pranuar këngën është regjizorja e shumë përfolur, Vera Grbocka, ose shoqja Vera si siç i drejtohej ndryshe me ironi kompozitorja.

Ndërkohë edhe pse rrjeti e mediat zienin me lajme për Grabockën dhe moderatoren Alketa Vejsiu, duke qenë se të dyja po organizojnë këtë festival, asnjëra nga të dyja nuk doli me një reagim. Megjithatë ditën e sotme përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje moderatorja Vejsiu. Nuk ka folur pikërisht drejtuar kauzës që ngriti Diana Ziu por teksa u është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave ajo është shprehur se do të ketë me patjetër meritokraci.

- Advertisement -

TE FUNDIT