16.5 C
Tirana

Reagimi skandaloz i Ramës me të moshuarin.

VENDI

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të hënë në ish Kënetë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Ai ka takuar nga afër disa banorë, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se hotelet ku i kanë caktuar janë shumë larg nga banesat e tyre.

Me frikën se banesat e tyre mund të vidhen ato kërkojnë që tu vendosen çadra pranë shtëpisë, por kreu i qeverisë ka treguar se një gjë e tillë kurrsesi nuk do të bëhen.

Banori. Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg. Rama Është larg, po në botën tjetër është afër? Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel.

Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, sdua asnjë kursim, teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.

- Advertisement -

TE FUNDIT