8.5 C
Tirana

Ramës po i bën keq kjo situatë/ Fjalim të pazakontë: Jam babai juaj, kjo mortje do na grijë si mish qeni…

VENDI

Kryeministrit Edi Rama po i bën keq kjo situatë. Në një fjalim të pazakontë në internet, ai sulmoi ashpër shqiptarët.

Megjithatë, përpara se të lëshonte breshërinë e fyerjeve ndaj tyre, ai tha se i ka rënë për hise që të jetë babai i shqiptarëve.

‘E keni parasysh babain kur u shkul veshin? Kur babai rreptësohet, diçka nuk shkon,” tha Rama.

“Mua më ra për hise t’ua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait, po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese?” tha Rama.

“Më pëlqejnë mua llogaritë që bëjmë këtu çdo ditë për shifrat e papunësisë që rriten? Ku hyjnë përditë e më pak të ardhura, që të ardhurat bien e si në çdo shtëpi bie dhe fuqia për të shpenzuar si zakonisht e për të lënë diçka mënjanë, shifrat e papunësisë që rriten e rriten për ditë me shkurtime nga puna? Më pëlqen mua të mbyll shkolla e biznese për javë të tëra e t’u tregoj se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi? Apo të përballem me lloj-lloj reagimesh instiktive që më shkruajnë këtu sikur ua solla unë luftën e unë rri në shpellën e një thesari me florinj e ironizoj ata që ankohen?

Pse qejf kam unë t’u them si të mbroheni nga kjo mortje që na ka rënë si rrufe mbi kokë e kërcënon të na grijë si mish qeni?” tha Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT