6.5 C
Tirana

Rama tallet me Metën: Si Xhike Qamili, sa të ketë katundin nuk pyet për Francën

VENDI

Kryeministri Edi Rama replikoi me ironi ndaj presidentit Ilir Meta i cili në konferencën e djeshme por dhe në një deklaratë për median kujtoi se me një dekret mund të shpërndante parlamentin.

“Më kujton atë që ju kam thënë më parë Xhike Qamilin sa të kem këtë atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë” tha Rama në një prononcim për median pasi doli nga PS ku u bë votimi elektronik për zgjedhjen e kandidatëve të Kongresit PS.

Rama nuk pranoi të komentonte padinë që kreu I shtetit do dorëzojë të hënën për kreun e KED-së.

“Unë nuk dua që ne të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum për dy çështje që nga njëra anë janë shumë të qarta nga ana tjetër i përkasin çështjeve legjitime dhe ligjore.

Gjithcka që mund të bënim e bëmë dhe e kemi bërë të linjëzuar 100% nga ata që janë mbështetësit dhe garantët e reformës në drejtësi. Ne jemi në anën e duhur të historisë, fatkeqësisht Ilir Meta është në anën e gabuar të historisë”

- Advertisement -

TE FUNDIT