Rama: Pas 18 majit hapim kufijtë brenda vendit dhe fluturimet nga jashtë! Nga e hëna s’ka më karantinë për të riatdhesuarit

Pas 18 majit, kryeministri Edi Rama tha se do të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda vendit, qoftë për të kapërcyer kufijtë.

PUBLICITET

 

“Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të ‘Air Albania’ për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet.

 

Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve.Qëllimi është që deri në fund të javës që vjen të kemi një relaksim të mëtjeshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë. Por ka një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë.

 

Nëse kemi rritje të numrave, hapa mbrapa.Nëse në 18 maj hapim lokalet dhe kjo nuk respektohet distancimi do të ishte vetëvrasje. Në Korenë e Jugut u detyruan ti rimbyllin se doli nga kontrolli” tha ai.

PUBLICITET