9.5 C
Tirana

Rama paralajmëron se brenda nëntorit fillon furtuna. Ja për çfarë e ka fjalën kryeministri.

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pasi nuk mori pjesë sot në takimin e PS në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se nuk mori pjesë në takim, sepse sipas tij sot e ka nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe masat kundër KÇK, që sipas tij, po finalizohen në letër. Gjithashtu Rama paralajmëron se brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK.

Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur sdal ca ditë çfarë ka që sdel përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar masat kundër KÇK që po finalizohen në letër. Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor partnerët europianë të nismave rajonale, shkruan Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT