12.5 C
Tirana

Rama nxjerr grafikun dhe jep lajmin e mirë: Jemi drejt fitores

VENDI

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka publikuar një grafik të progresionit të sëmundjes pas rastit të 20 të konfirmuar.

Shefi i qeverisë në postimin e tij thekson se fatmirësisht sot nuk jemi me shumë viktima si rezultat i mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu.

Ndër të tjera Rama është shprehur se duhet të bëjmë durim deri në fund për të pasur një rezultat sa më të mirë për të gjithë.

Postimi i plotë:

Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë!

*Nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë. /abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT