11.5 C
Tirana

“Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër”, Spartak Ngjela flet për zgjidhjen e krizës dhe e thotë troç

VENDI

Avokati, Spartak Ngjela, në një intervistë për Rtv Ora tha se kryeministri Rama nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendin për shkak të pandemsië së Covid-19 përveçse të prekë rezervën e shtetit.

Ngjela: Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të pompojë para në treg. Po nuk ka para duhet të gjejë para. Në rast se nuk ka para dhe nuk pompon tregu kriza do të jetë shumë e madhe. Pyetja është nëse ka fuqi ky kryeministër të prekë rezervë, ka rezervë të madhe Shqipëria.

Por prekja e rezervës do lejen e donatorëve. Këtu nuk ka ekonomistë, këta që flasin janë kontabilistë. Tregu po nuk ka para i humbet efiçenca. Krizat zgjidhen me pompim parash në treg, qeveria kuptohet se nuk ka para. Duhet të prekë rezervën, ka procedurë shumë të vështirë por duhet ta arrijë kryeministri.

- Advertisement -

TE FUNDIT