17.5 C
Tirana

Rama mesazh opozitës para protestës, ‘përdor’ Migjenin: Çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje, pastaj…

VENDI

Kur vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës së bashkuar, kryeministrit Edi Rama i ka dërguar një mesazh me vargjet e poetit Migjeni.

Për të përcjellë mesazhin e tij, Rama ka zgjedhur poezinë “Idhuj pa krena”, ku edhe shkruhet se çdo vikamë (të bërtiturës) fillon e mbaron me heshtje dhe pastaj nis puna.

“Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna,”- shkruan në postimin e tij Rama.

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë.

Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(k.m./dosja.al)

- Advertisement -

TE FUNDIT