6.5 C
Tirana

Rama mesazh në nisje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit: Karantina sot na mundon por edhe na bashkon

VENDI

Besimtarët shqiptarë të krishterë për shkak të koronavirusit u detyruan të luten brenda shtëpive të tyre, e të njëjtën gjë do të bëjnë edhe besimtarët myslimanë që nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi të gjithë “tempujt fetarë” sic i quajti, të cilët iu bindën rregullit për karantnim në këto ditë të vështira që gjithë kombi po kalon.

“Faleminderit që nuk u shkëputën nga zinxhiri por mbajtën kycur tempujt. E kanë nderuar Zotin, iu përgjigjën nevojës jetike të Shqipërisë për të mos i hapur rrugë armikut të përditshëm. Ata u lutën nga shtëpitë e tyre. Tempujt do të rihapn nesër pa asnjë njollë, sepse ditë të mira paskëtaj do të vijnë. Në këtë kohë kur ne jemi kycur brenda rrethit të familjeve, janë kycur edhe tempujt fetarë. Karntina sot na mundon poe edhe na bashkon, s’kam si të them që jetojmë në një kohë të bekuar, por di të them që pas vuajtjes vjen lehtësimi. E keqja ka ardhur me të mirat e saj. Sot është mundësia për të reflektuar se sa shumë kohë dhe mund na merr gërricja e të përditshmes dhe sa pak merremi me njerëzit që duhet të kemi pranë. Kjo është një kohë e mallkuar materialisht por e bekuar shpirtërisht”,- shtoi Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT