18.5 C
Tirana

Rama ironizon kryebashkiaken shkodrane, Ademi.

VENDI

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Pas mbledhjes së kryesisë të Partisë Socialiste kreu i qeverisë ndër të tjera tha se Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare dhe se situata në Shkodër është e rëndë. Menjëherë pas kësaj deklarate të kryeministrit kryebashkiakja Ademi iu përgjigj përmes një komunikimi me mediat.

Duke thënë se Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë shkatërrim më të madh se sa me Edi Ramën në qeveri në këto 30 vite. E kam të rëndë ta shoh Ramën në show që edhe mbi një fatkeqësi siç është tërmeti i 26 nëntorit me 51 jetë të humbura po bën paturpësisht. Shkodra është fatmirësisht qyteti me njerëzit e lirë e solidar që punojnë e me shumë sakrifica jetojnë përballen me të keqen sharlatane që i ashtuquajturi kryeministër ka mbjellë në ketë vend.

Bashkia Shkodër është bashkia pa borxhe që ka dyfishuar të ardhurat e veta që ka performancën më të mirë në menaxhim dhe administrim është bashkia transparente dhe që lufton korrupsionin që u del për zot halleve të bashkëqytetarëve te vet që shërben e që përpiqet të ndërtojë përditë e me shumë mund. Sa për situatën e rëndë në tokën tonë nuk di të kemi patur ndonjë krizë më të madhe ekonomike sociale nuk di të kemi patur kaq shumë rrjedhë e pa pushim emigracioni të trurit.

Nuk di të kemi patur një shkatërrim kaq të madh të sistemit institucional. Nuk di të kemi patur një shkatërrim të burokracisë dhe të administrimit institucional e shtetëror nuk di të kemi patur ndonjëherë kaq shumë pasiguri nuk di të kemi patur kaq shumë korrupsion. Nuk di të kemi patur kaq shumë grabitje të pronës e parave publike.

Nuk di të kemi patur nivel kaq të ulet të investimeve publike nivel kaq të ulët e pasiguri të investitorëve dhe investimeve private të huaj. Nuk di të kemi patur kaq shume shkelje e mosrespektim të kushtetutës ligjeve në fuqi e institucioneve nuk mbaj mend të jemi ndjerë kaq pa shpresë. Çdo deklaratë tjetër jashtë këtij konteksti është thjeshtë shoë i radhës i të ashtuquajturit kryeministër.

- Advertisement -

TE FUNDIT