12.5 C
Tirana

Rama injoron vendimin e presidentit, vijon fushatën elektorale.

VENDI

Ndonëse presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e djeshme anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Report Tv Esiona Konomi se kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytete.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale, do të jetë në një takim elektoral në Baldushk.
Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta deklaroi se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Nga Berati, kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjedhjet do të mbahen pasi ato nuk i përkasin as presidentit, as partive por popullit shqiptar.

- Advertisement -

TE FUNDIT