6.5 C
Tirana

Rama ik nuk vlen më! Është koha për të thirrur: Rama mu zhduk sysh!

VENDI

Nga Altin Hazizaj –
Nje thirrje drejtuar çdo socialisti te ndershem, te pakorruptuar dhe te palidhur me drogen dhe krimin e organizuar!

Me ç’duket vendimi eshte final dhe negociatat me BE-ne nuk do te hapen! Kjo tashme duket gjeja me pak e rendesishme! Çfare vlen tani eshte te zgjidhim problemet e shtepise sone dhe zgjidhja fillon nga eleminimi i strumbullarit kryesor qe eshte Edi Rama! E gjithe kriza jone e 6 viteve te fundit eshte e lidhur me nje personazh te vetem (si gjithnje) qe po te huazoj fjalet e Arta Dades: Edi Rama vetem krijon, por nuk zgjidh kriza!

Uni i njeshit ka kohe qe e ka vene perfund organizaten socialiste, aq sa anetaret me te vjeter te saj heqin pa teklif paralelizma ndermjet Rames dhe ish-dikatorit Hoxha! Aq i perhapur eshte ky mendim sa korridoreve dhe zyrave te PS-se, Qeverise dhe Kuvendit, jo vetem pakenaqesia, por edhe shakate me diktatore jane shtruar prej kohesh!

Sikur PS-ja, si çdo parti tjeter para saj, te mos kishte fuqine e te siguruarit te nje vendi pune dhe te çapit te bukes per 4-8 vitet e ardhshme, te gjithe mbeshtetesit dhe simpatizantet e saj prej kohesh do te kishin firuar e nuk do te kishin dashur te ishin pjese e shemtuar e koncertit njerezor prej 20% ne zgjedhjet e fundit vendore.

Si gazetar, por edhe si avokat, te shtyn kureshtja e profesionit, qe te lexosh midis rreshtave çdo gje! Çka te ben pershtypje, sidomos ne qendrimin e Hollandes, eshte bindja e tyre se nje Kryeminister, qe unin e njeshit e ka kthyer ne art te qeverisjes se tij, duke masterizuar deri ne detaj metodat e diktatorit Hoxha (hiq burgimet te cilat i ka zevendesuar me gjoba te majme), dhe qe eshte kyçi i lidhjes se krimit te organizuar, droges dhe korrupsionit ne nje njesi te vetme, nuk mund t’i hapen dyert e Bashkimit, pasi metodat e tij dhe lidhja me krimin, mundet fare mire te rrezikojne vete themelet e Qeverive te tyre!

Imagjinoni nje koshere grerezash ne Shqiperi, qe sot kontrollon tregjet me te medha te droges, prostitucionit dhe trafikimit ne Itali, Spanje, Britani, Hollande, Zvicer etj, se çfare demi mund te sjelle ne proceset politike ne BE! Ndikimi i Putin te Rusise, para kesaj, duket si pickimi i buallit nga mushkonja.

Ata gjithashtu dine edhe nje tjeter te vertete. Njeriu qe solli drogen dhe krimin e organizuar ne Shqiperi nuk mund te jete luftetari kunder saj! Njeriu qe e solli korrupsionin ne majat me te larta te pushtetit parlamentar dhe ekzekutiv dhe i lidhi ata me drogen dhe krimin, nuk mund te jete shkaterruesi i tyre, por vetem mbeshtetesi i tyre!

Ne kohen kur PD dhe LSI bashke per faj dhe jo te tyre, nuk kane thuajse asnje mundesi qe te largojne Ramen nga pushteti, i bie detyre vete Partise Socialiste dhe individeve te saj me te mire, qe ta sfidojne publikisht liderin e tyre aktual!

LEXO EDHE Lajthit zyrtarisht, Rama sulm të hapur BE-së
Mos marrja e asnje hapi apo veprimi ju ben ju po aq fajtor dhe mbeshtetes te krimit te organizuar, droges dhe korrupsionit, sa edhe strumbullarin kryesor te saj, kryetarin e partise suaj!

Historia eshte e mbushur me shembuj te partive te majta ne Europe qe sot nuk ekzistojne me apo qe e kane humbur fare rendesine e tyre! Shikoni Italine, Francen apo edhe pikjaten e Partise Socialdemokrate ne Gjermani! Por perkunder simotrave, anetaret e te cilave edhe sot mund te jene krenare per ndryshimin e madh shoqeror dhe botekuptimor qe partite e majta sollen ne Europe, anetaret e Partise Socialiste Shqiptare, i ka bere Edi Rama te duken me shume si shperndares droge sesa si agjitatore te ndryshimit shoqeror. Rasti me i fundit ne Vlore ku asnje individ nuk do me te punoje ne nje zyre kryesore te Qeverise shqiptare eshte treguesi me i mire!

Shpesh pyes veten se pse nuk reagojne te gjithe individet dhe politikanet me te mire e me te ndershem te Partise Socialiste? Nese nje zonje e nderuar si Arta Dade u be muaj qe reagon pa frike dhe me argumenta per kryetarin e Partise se saj, si eshte e mundur qe figura te pelqyera dhe te njohura si Vasilika Hysi, Elona Gjebrea, Ditmir Bushati, Valentina Leskaj, Petro Koçi e shume e shume te tjere, qendrojne te heshtur para ketij realiteti! Si eshte e mundur qe jo vetem keta, por e gjithe PS-ja e dine shume mire se çfare permbajne dosjet 139 dhe 184, e perseri sillen sikur ato nuk jane aty!

Kushedi çfare peshe e rende duhet te jete te shohesh syte e femijeve te tyre, te miqve, shokeve dhe kolegeve, dhe te mos kesh asnje arsye qe do te mund te justifikonte faktin qe te gjithe keta njerez te mire e te ndershem sot nuk te duken aspak me ndryshe sesa ai shperndaresi i droges me motor tek cepi i gjimnazit apo batakçiu ordiner ne fshatin me te humbur te Shqiperise!

Ndaj te gjithe ketyre njerezve te mire ne Partine Socialiste sot ju qendron e varur ne litar pyetja: Pse nuk e shpetuat Shqiperine nga droga, korrupsioni dhe krimi organizuar? Ju i kishit te gjitha mundesite ta benit Shqiperine nje vend ndryshe!

E ndersa lexoj sot ne mengjes mediat, nje gazete irlandeze kishte botuar intervisten e Rames ku ai shprehej pesimist per hapjen e negociatave, duke u shprehur me stilin e tij te zakonshem alla Trump, qe ne i kemi bere detyrat tona, por BE-ja… ka problemet e saj!

A nuk mendoni edhe ju si une, qe nuk eshte me koha te therrasim “Rama IK”, por e verteta eshte se duhet te çohemi e te ulerasim si te marre: Rama mu zhduk sysh!?

- Advertisement -

TE FUNDIT