14.5 C
Tirana

Rama e pranon: Janë infektuar edhe…

VENDI

Kryeministri Edi Rama u rishfaq në një skenë teatri pasi ishte zhdukur për më shumë se një javë pas një shpërthimi zemërimi në stadiumet e vendit, nga Tirana Shkodra Korça e Vlora kundër tij. Kryeministri foli me superlativa për qeverisjen e tij por sidomos për koncesionet dhe PPP.

Rama tha se nuk ka oligarkë pasi të pasurit në vend kanë paguar më shumë taksa gjatë qeverisjes së tij. Kryeministri shtoi më tej se situata e rendit në vend është shumë më e mirë se para gjashtë vitesh. Edhe për shëndetësinë Rama vazhdoi me superlativa. Për të gjithë gjërat, ai fajësoi median që po e ngarkon vendin me negativitet.

Po ashtu ai tha se edhe administrata e tij ia ka nxirë faqen. Megjithatë, vetë Rama e pranoi disa herë se edhe njerëzit e tij nuk e besojnë. Ai tha se ata janë infektuar nga lajmet kundër qeverisë. Flitet për PPP aq shumë sa janë infektuar edhe disa nga ne, sepse përsëritja e gënjeshtrës ka gjithmonë gjasë të infektojë edhe subjektin, tha Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT