7.5 C
Tirana

Rakacolli: 2 mjekët e Sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti.

VENDI

Zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka dhënë detaje sa i përket infektimit të dy mjekëve. Bëhet e ditur se këta dy persona janë infektuar nga një i afërm i një pacienti që ishte shtruar në Sanatorium për probleme në mushkëri.

Ai e ka mbajtur të fshehtë fatktin që kishte qenë javës së fundit në Itali ku transmetuar këtë virus tek mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore.

Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në Sanatorium. Ky është vizituar nga një i afërm që vite nga Italia dhe që nuk ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore.

Ka rezultuar pozitiv një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore nga 17 teste të kryera janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore tha Rakacolli.

Ajo i ka komentuar me optimizëm shifrat e reja të të prekurve ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja. Gjithashtu duke u ndalur tek veshja e mjekëve Rakacolli bëri me dije se nuk ka mungesa.

Sa i përket veshjeve, i kanë të gjitha veshjet e nevojshme dhe po vazhdohet me furnizimin e tyre. Testimet kryhen për kontaktet e ngushta apo të vërteta të dyshuara.

Fakti që nga 27 testime 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv tha ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT