Rajmonda Bulku: Ja çfarë do ti thoja Xhevdet Ferrit po ta kisha përballë.

Aktorja Raimonda Bulku nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka rrëfyer për kolegun dhe mikun e saj të ndarë nga jeta pak ditë më parë Xhevdet Ferrin. Bulku ka qenë sot e ftuar në emisionin Kjo Javë dhe ka treguar se çfarë do i thoshte Xhodës po ta kishte përballë.

Filmin e fundit e kanë pasur me tre burra Xhevdeti Çim Xhepa dhe Zhusti. Unë nuk e kam parë filmin dhe nuk e di çfarë është por di sa bukur kishin kaluar sa humor me njëri tjetrin kishin bërë se sa të lumtur ishin që kishin bashkëpunuar të tre.

Nuk e di nëse ka patur femër apo jo, vetëm i dëgjoja që tregonin se sa iu pëlqente që ishin bashkuar në një film të tre tha Bulku. Më tej aktorja e njohur është përlotur dhe u shpreh se nëse do kishte Xhevdet Ferrin përballë do i thoshte që të mos ikte pasi i duhej artit dhe gjithë Shqipërisë.

Do të doja që të mos ikte ta kishim më gjatë. Ishte një njeri që i duhej të gjithëve jo vetëm artist. Sigurisht që i duhej familjes së tij ishte nga ata njerëz që mund ta merrje e ti kërkoje mendje për punën tënde.

Dhe ai ishte gati ta jepte këtë gjë. Ishte një mik i veçantë jo vetëm për të të dhënë respekt por edhe për të zgjidhur një problem që mund të kishe në çdo fushë. Do i thoja të mos ikte kaq shpejt shtoi më tej Raimonda Bulku.