6.5 C
Tirana

Qyteti shqiptar, rajoni më i varfër i Europës

VENDI

Rajonet më të varfra të Europës janë ato të pjesës jug-lindore si në Rumani, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe disa rajone në Spanjë, ku të ardhurat për frymë janë diku te 60-75% krahasuar me mesataren e BE-së.

Një vlerësim i fundit i INSTAT, zbulon se qarku i Tiranës e ka prodhimin e brendshëm bruto për frymë sa 42% e mesatares së BE-së, ndërsa 8 qarqet e tjera më pak se 25% të nivelit mesatar për vitin 2017. Qarku më i varfër i vendit është Kukësi me 18% dhe nisur nga të dhënat e grumbulluara deri në vitin 2017. Pra, Kukësi mbetet rajoni më i varfër i Europës.

Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme mund t’i atribuohen një game të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish-sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore.

- Advertisement -

TE FUNDIT