13.5 C
Tirana

Qeveria ‘zbut’ dënimet për shkelësit e karantinës, personat që përhapin virusin rrezikojnë 5 vite burg

VENDI

Shqiptarët janë ende të izoluar në banesat e tyre, pasi në vend është përhapur COVID-19. Tashmë, shqiptarët mund të dalin të bëjnë pazar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites, për 90 minuta në ditë. Farmacitë, dyqanet ushqimore dhe bankat janë të hapura deri në 17:30 të pasdites. Çdo qytetar që del nga banesa për të bërë pazar duhet të ketë marrë një autorizim.

Sa i përket personave, që në këtë kohë pandemie duhet të shkojnë në punë me makinë, Policia e Shtetit ka sqaruar se zgjatja e fashës së orareve nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve. Sipas Policisë, lejohet nisja për në punë nga ora 05:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit. Ndërsa, kthimi nga puna është në fashën e dytë, nga ora 16:00 deri 17:30 të pasdites.

Po kështu, qeveria ka lehtësuar ndëshkimet për shkelësit e ligjit dhe pritet që ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor të miratohen në seancën plenare të 16 prillit.

Ndryshimet:

Gjobë ose burgim deri në 1 vit, për moszbatimin e urdhrave të autoriteteve. Dënim 2 deri në 3 vite për ata të thyejnë karantinën. Përhapja e sëmundjeve infektive do të dënohet nga 2 deri në 5 vite heqje lirie. Por, nëse infektimi ka pasoja të rënda tek të tjerët do ketë dënim nga 3 deri në 10 vite. Maxhoranca nuk është tërhequr nga maksimumi i dënimit, pasi kush shkakton vdekjen e tjetër duke përhapur virusin, do dënohet nga 5 deri në 15 vite burgim.

- Advertisement -

TE FUNDIT