8.5 C
Tirana

Qeveria merr vendimin, pushim për prindërit që punojnë në shtet dhe kanë fëmijët në shkolla

VENDI

Qeveria shqiptare ka vendosur që të lërë pushim njërin nga prindërit që ka fëmijët në sistemin parauniversitar dhe që punon në shtet.

Burime bëjnë me dije se të gjithë prindërit që plotësojnë kushtet e mësipërme do të jenë pushim nga data 10 deri në 23 Mars, data kur janë parashikuar të jenë pushim dhe shkollat. Po ashtu në vendimin e qeverisë thuhej se e njëjta kërkesë do iu shtrohet dhe sipërmarrësve privatë.

Gjatë ditës së djeshme qeveria shqiptare vendosi si masë parandaluese për koronavirusin mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, si dhe pezullimin e të gjitha aktiviteteve publike, që kanë grumbullim të madh njerëzish.

Shqipëria ka konfirmuar 10 të prekur nga koronavirusi deri më tani, ndërsa janë kryer më shumë se 114 teste ndaj personave të dyshuar.

8 raste kanë pasur kontakte mes tyre, ndërkohë dy raste të tjera janë të veçuar, një 31 vjecar që kishte udhëtuar drejt Milanos, dhe një tjetër i prekur në spitalin e Durrësit.

- Advertisement -

TE FUNDIT