12.5 C
Tirana

Qeveria hap dyert/ Merr fund makthi i emigrantëve në kufi, 27 shqiptarët dërgohen në hotelin karantinë

VENDI

Pas 4 netëve jashtë në shi dhe dëborë, pasditen e sotme është zgjidhur problemi i shqiptarëve që nuk janë rezident në Greqi, por që i zuri situata nga koronavirusi jashtë kufijve dhe prej orës 16:00 të së premtes qëndruan në tokën neutrale në doganë duke kërkuar që të rikthehen pranë familjeve të tyre.

Në pikën kufitare janë mbi 40 emigrantë aktualisht, por autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 27 prej tyre që nuk janë rezident në vendin fqinj, ndërsa të tjerët duhet të kthehen.

Evakuimi u bë pasditen e sotme, pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, ndërsa shqiptarët u dërguan me automjetet e autoriteteve në një nga hotelet në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karnatinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia dhe pas përfundimit të këtij afati do të lejohen që të shkojnë pranë familjeve të tyre. Sot njëri prej emigrantëve, që po qëndronte në kufi, një 32-vjeçar përfundoi në spital, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Por çfarë do të ndodhë në vijim? Kreu i qeverisë sqaroi dje se për ata që kanë emergjenca të ndryshme të cilat do të verifikohen, do të lejohet të futen në Shqipëri, por jo duke shkuar menjëherë pranë familjarëve të tyre. Rama tha se ata do të karantinohen për 14 ditë në një hotel pranë pikës kufitare, dhe do të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet.

Nuk do të lejohet askush të dalë nga dhoma – tha Rama – pasi do të ketë polici në strukturat hoteliere. Athina zyrtare ka mbyllur kufijtë në hyrje, por jo në dalje. Ambasada greke në Tiranë njoftoi se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten .

- Advertisement -

TE FUNDIT