17.5 C
Tirana

QARKU SHKODËR VATËR E COVID-19, 49 TË INFEKTUAR

VENDI

Qyteti I Shkodrës vazhdon të preket nga një valë e madhe infektimesh nga përhapja e shpejtë e virusit COVID-19.

Mëngjesin e kësaj të hëne janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus duke e ritur numrin total në 49 persona. Tashmë virusi është përhapur edhe në lagjen Draçin të qytetit të Shkodrës, nga ku janë konfirmuar 2 familjarë të tjerë të të moshuarës 80 vjeçare e cila humbi jetën dy ditë më parë nga koronavirusi.

Po ashtu, I prekur nga virusi është edhe një infermier I cili I ka shërbyer të moshuarës në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndërkohë, 2 rastet e tjera I përkasin ët afërmëve të familjes së infektuar në lagjen Kiras dhe 1 rast I ri në familjen e infektuar në lagjen Dobraç.

Në rang qarku, qyteti I Shkodrës është më I prekuri me 39 presona të infektuar nga koronavirusi, mes të cilëve një viktimë që është e moshuara 80 vjeçare nga lagjja Draçin ndërsa një lajm I mirë vjen nga oficeri I policisë I cili konfirmohet se është shëruar nga virusi COVID-19.

Në Pukë numri I personave të prekur nga virusi mbetet 4, ndërsa në Vau Dejës janë 6 persona të infektuar, mes të cilëve një 35-vjeçar, personi I parë I infektuar atje është konfirmuar si I shëruar nga koronavirusi. Deri më tani, situata paraqitet nën kontroll nga institucionet shëndetësore në qytetin e Shkodrës ku po punohet për gjurmimin e të gjithë personave që ditët e fundit kanë patur kontakt me të infektuarit.

- Advertisement -

TE FUNDIT