8.5 C
Tirana

Puthjet dhe përqafimet, lumturia e çdo njeriu

VENDI

Në jetë shumë veprime janë të rëndësishme për ti dhënë sa më shumë vlerë dhe hare jetës. Puthjet dhe përqafimet janë ndër veprimet që janë vlerësuar si kënaqësia më e madhe nga 56 për qind të britanikëve – përderisa çarçafët e porsalarë, aroma e barit të sapo prerë dhe marrja e komplimenteve nuk kanë munguar në indeksin e kënaqësive të thjeshta.

87 për qind e njerëzve kanë pohuar se kënaqësitë e thjeshta dhe të përditshme u pëlqejnë më shumë kur buxheti është i ngushtë.

Ndërsa thuajse të gjithë (97 për qind) të anketuarit janë pajtuar se të ndihmuarit njerëzit tjerë mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë për veten.

Duke u bazuar në këtë studim, shkencëtarët kanë thënë se njerëzit bëjnë çmos për të blerë gjëra dhe dhurata të shtrenjta, duke mos e ditur se kënaqësitë e vërteta vijnë nga gjërat më të thjeshta në jetë.

- Advertisement -

TE FUNDIT